Fol Drejt
E martë, 13 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home KULTURË

‘Hyjnë malet’, një kryevepër provokuese nga Rudolf Marku

3 vjet më parë
in KULTURË, LETËR
Koha e leximit: 6 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Libri “Mountains Entering” i poetit laureat Rudolf Marku është një përmbledhje me poezi të zgjedhura të autorit, botuar në shtatorin e vitit 2021 nga “Mundus Artium Press”, SHBA. Shumica e poezive të librit janë poezi nga libri “Rrathë të brendashkruar”, botuar vitin e kaluar nga shtëpia botues “Onufri”. “Mountains Entering”, që kur u botua, është përshëndetur nga studiues dhe kritikë të njohur amerikanë.

Para disa muajsh, në shtypin shqiptar u botua një shkrim tjetër për librin “Mountains Entering”, shkruar nga James Manteith, profesor universiteti në Ohaio dhe kritik i njohur letrar. Ky është shkrimi i dytë për librin, shkruar nga një tjetër studiues i njohur i poezisë, J.M Hunter. Libri është përkthyer nga vetë Rudolf Marku.

J.M.HUNTER

Lexoni edhe..

“Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

Porosit Web Porosit Web

RUDOLF MARKU, RRËFIME NGA NJË SHPIRT QË NUK PREHET*

Me librin “Hyjnë malet”, shkrimtari i shquar shqiptar dhe komentuesi publik, Rudolf Marku, u ka dhënë lexuesve amerikanë një libër poetik magjepsës. Përmbledhja mbart dëshminë e mendjes depërtuese filozofike të autorit, zotërimin e përsosur të gjuhës, shpirtin e lindur prej udhëtari dhe marrëdhëniet komplekse me vendin e lindjes dhe atë të adaptuar.

Duke e çuar lexuesin në udhëtimin e bisedave intime, peizazheve tjetërsoje dhe subjekteve të ndryshme, poeti në mënyrë eksperte bën një, botën e lashtë me atë modernen, përmes karakterizimeve të gjalla dhe pikturimit të figurave të së kaluarës e të sotmes, simboleve dhe imazheve.

Si të donte të provonte bujarisht shkakun e zgjedhjes si “Poeti i Parë Laureat” i Shqipërisë, Marku ka krijuar këtë kryevepër provokuese. Ashtu si matematikanët që mund të brendashkruajnë forma gjeometrike, të cilat cekin njëra-tjetrën, por pa u kryqëzuar, poezitë e Markut kanë secila një vlerë më vete, por duke u bërë më të kuptueshme të marra së bashku.

Libri gjithashtu na ndihmon që të kuptojmë dhe vetë poetin. Sfondi i Markut dhe përvoja e tij jetësore vijëzohen ndarazi, por prapë duke bashkuar shtresat e ndryshme të qenies.

Edhe pse një krah shtrihet sipër brigjeve familjare të Adriatikut, pranë vendlindjes së tij, Lezhës, krahu tjetër, përfshin “pllajat e shkreta të qyteteve moderne”, ku poeti udhëton larg prej vendlindjes së vet.

Që në gjuajtjen e parë të përshëndetjes, Rudolf Marku identifikon praktikuesit e zanatit të vet si banorë të Ferrit. Duke shërbyer në rolin e gonides përmes iluzionit dantesk, Marku i përshkruan poetët si të kuptueshëm për veten, por të keqkuptuar, të dashakequr dhe të padeshifruar prej “mëkatarëve të braktisur nga gjuha” -të cilët poeti gjithsesi përpiqet t’i arrijë. Duke pas provuar në fillimet e karrierës censurën prej autoriteteve dhe kritikëve të atdheut, shkrimtari shqiptar artikulon ndjesitë e izolimit, persekutimit, dëshpërimit dhe frustracioneve ndaj mënyrës së poetëve të vet bashkëkohorë kundër gravitacionit të dashnisë.

Marku përsërit, tokëzon dhe i lokalizon këto sentimente në librin e vet, si një tribut të ankthshëm patriotik me rezonanca të barabarta për të gjithë poetët që u duhet të gjuajnë sfidat kur ballafaqohen me audienca potencialisht apatike dhe jo të favorshme. Tek shtjellon farefisninë e vet poetike, muza e autorit shqiptar e çon atë në ca skenarë imagjinative të shkrimtarëve dhe mendimtarëve më të mëdhenj të njerëzimit.

Duke pëlqyer zërat e legjendarëve grekë dhe romakë, ai zgjedh të pëlqejë Homerin, Safon, Ovidin, Horacin dhe Ciceronin, “si bashkëkohësit e mi”, siç e konsideron ai jetën e tanishme. Shqyrtues ndjenjash dhe i mendueshëm, shkrimtari shqiptar e sheh veten të shtyrë jashtë vendit, ashtu si Ovidi “i përzënë në një vend të huaj/, atje ku barbarët kërcënojnë në një gjuhë të pakuptueshme” duke nënvizuar dhembjen se është “larg prej lexuesve të vet”.

Për fat të mirë, ky libër hyjnor i përkthyer mund të përftojë mënyra të reja të ndërmjetësimit e të diplomacisë. Poeti hedh vështrimin te marrëdhëniet familjare, duke përkujtuar secilin nga prindërit e vet. Tek veçon preferencën e nënës që të mos bëhet barrë për të tjerët me vdekjen e saj, Marku na tërheq vëmendjen se “…ajo iku, si të thuash, në majë të gishtërinjve”. Vdekja e saj e ka bërë të jetë më i vëmendshëm ndaj të moshuarve, dhe se në dimër “kam frikë mos ftohen, mos kolliten” e se “u iku vjedhurazi nekrologjive”.

Ndërsa tani që ka arritur moshën e babait të vdekur, Marku imagjinon biseda pa asnjë ndrojtje, pa asnjë kompleks edipian. Poeti i pasuron vargjet e veta me një atmosferë detare, me aromën e athët të detit dhe me ritmet e dallgëve që rrokullisen. Qëndron përballë dallgëve –”kuaj të bardhë”- dhe mbledh guaskat “që vijnë nga thellësitë/si ëndrrat që nuk ke vend ku t’i vësh…”. Në poezinë e vet, Marku shpreh sensibilitetin që merr trajtë nga brigjet e Shqipërisë së Veriut.

Ndonëse ka kryqëzuar shumë dete të tjera, është Adriatiku ai që kap zemrën e poetit duke e joshur drejt shtëpisë. Por edhe malet, siç na sugjeron vetë titulli, zënë një vend të veçantë. Poeti krijon një skenë surreale të maleve tek bëjnë një vizitë në shtëpinë e tij, teksa shkundin dëborën në pragun e shtëpisë, dhe më vonë, duke vënë një ortek si një nënkrejtëse.

Admiron madhështinë e maleve, por mbetet i përgjegjshëm për rrezikshmërinë që ata paraqesin njëherësh për gjithë ata që kanë përvojë dhe për ata që nuk kanë. Shkrimtari sodit mundin e afrimit te mali Jungfrau, por duke e celebruar malin si mbretërinë e vetmisë sublime dhe duke njohur rrezikun e stërmundimit për t’u ngjitur “më pranë qiellit”.

Natyra luan një rol të rëndësishëm përgjatë gjithë librit. Bëhet e qartë në portretin e një livadhi të bukur e të gjelbër, një vend me lule të shpërndara pa forma gjeometrike, por njëkohësisht dhe si një “fushëbeteje e mëparshme”. Herë të tjera shfaqen pemët, lulet, era dhe shpirtrat e lumenjve, të përngjashëm me njerëzit. Ujqërit, gjithashtu, shfaqen disa herë në këtë libër, duke i ulëritur hënës a duke mbajtur një pikëpamje jo aq të favorshme për qeniet njerëzore.

Marku gjithashtu na përshkruan drerët dhe mëzat në disharmoni me mjedisin urban. Poeti është zhvendosur në Mbretërinë e Bashkuar në fillimin e vitit 1997, dhe ky libër ka shumë poezi me atmosferën e Londrës.

Kudo, nëse ndodhet në një aeroport a në një varkë lumi, a në tragetin e “La Manshit”, ose duke manovruar në metronë e sistemit hekurudhor, poeti shqiptar është i vetëdijshëm për statusin e ballkanasit që i ngjan një përroi të rrëmbyeshëm,/ që derdhet në lumin e qetë të Tamizit, i cili me tregimet e veta e bën të zverdhet dhe vetë Alfred Hitchcock-un, ndërsa Sherlock Holmes-in e bën të dalë në pension të parakohshëm. Nuk trembet të bëjë shaka me dramaturgun më të njohur anglez.

Rudolf Marku detajon me humor një atmosferë pas shfaqjes, ku aktori që loz Hamletin ndan një cigare me vrasësin e të atit, ndërsa Makbethi qëron një mollë me thikën vrastare, duke ia dhënë gjysmën e mollës mbretit Dunkan. Sidoqoftë, aktorët shekspirianë mbesin më pak të fajshëm nga figurantët, të cilët qëndrojnë të heshtur gjatë gjithë tragjedive, por që në fund “kurrë nuk harrojnë të marrin çeqet për heshtjen e tyre”.

…Duket se Marku ka ndërmend “kotësinë e Teatrit Globus” -me të gjitha skenat e veta, të cilat kontrastojnë me tragjeditë pa spektatorë që luhen në malet e Ballkanit. Poezi të tilla të mprehta duken të përshndritura nga ironia e hidhur që shkakton mospërputhja mes poetit laureat dhe atdheut të tij.

Pozicioni i Markut si një qytetar i botës ka bërë që poeti t’i paguajë taksë psikes së vet, aq sa ndonjëherë ndihet se ai ka mall për gjerat më të thjeshta të së shkuarës dhe për vendet e tokës së vet të fëminisë. Kanë kaluar afro 30 vite në Londër që nuk e kanë shuar etjen e trazimit, ankthit dhe vetmisë së tij.

Një sens zhvendosjeje e përhershme e shoqëron poetin në të gjitha udhëtimet e veta. Në një metropol të paemër, por gjithsesi të njohur, ai pyet: “E përse u dashka të jem në këtë qytet/Poshtë yjeve pa dhembje, pa gëzim?”. Poeti përgjigjet në një poezi tjetër:

“Sepse trishtimi nuk është vend, sepse trishtimi nuk është gjeografi”. Diku tjetër poeti na ka kujtuar se “Njeriu udhëton në botë, që ta zbusë trishtimin dhe se njeriu gjithmonë do ta ketë shtëpinë e vet”. I përcaktuar nga vizioni i Rudolf Markut si një i huaj në një botë të huaj, kjo përmbledhje e pakohë poetike sigurisht ka për të udhëtuar gjatë dhe ka për ta gjetur shtëpinë e përhershme te lexuesit e vet në botë.

*(Pasthënie e librit “Mountains Entering” të Rudolf Markut, botuar nga shtëpia botuese “Mundus Artium Press” në SHBA, shtator 2021)

ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Japonia mund të na ndihmojë në fushën e arsimit

Lajmi tjetër

Newcastle i ofron 40 milion euro për Hazardin

Të ngjajshme

KULTURË

“Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

10 Gusht, 2024
KULTURË

Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

30 Korrik, 2024
KULTURË

“Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

23 Korrik, 2024
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM