Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës Ekrem Hyseni, ka folur rreth gjendjes së sektorit të shëndetësisë në Kosovë.
Hyseni gjatë një konference të mbajtur për media tha se 120 profesionistë shëndetësorë e kanë lëshuar Kosovën.
Sipas tij, Kosova po përballet me siç e ka quajtur një pandemi të re, atë të paaftësisë së Ministrisë së Shëndetësisë, që sipas t’u japë përgjigje problemeve të sektorit të shëndetësisë.
Ai theksoi se investimet kapitale nga Ministria e Shëndetësisë janë realizuar vetëm 5 për qind derisa profesionistët shëndetësore po trajtohen me lëmoshë.
“Pandemia e paaftësisë e Ministrisë së Shëndetësisë. Paaftësia qeverisëse po i lë qytetarët pa shërbime shëndetësore, profesionistët shëndetësore po i trajton me lëmoshë gjersa investimet kapitale në këtë fushë janë realizuar vetëm 5 për qind. Janë diku 120 profesionistë shëndetësorë që e kanë lëshuar vendin, në mesin e tyre i kemi edhe 40 specializantë ” – tha Hyseni.