Postimi që bëri dje i pari i LDK-së, Lumir Abdixhiku karshi qeverisë dhe kryeministrit Kurti, duket se nuk i ka shpëtuar nga sytë Skender Hysenit, figure kyce e LDK-së.
Përmes një postimi në rrjetin social facebook, ky i fundit, që postimin e Abdixhikut e quajti intrigues, nuk ka përtuar t’i reagojë Abdixhikut duke kritikuar njëherit edhe qeverinë Kurti, por më tepër edhe vetë Abdixhikun dhe natyrën që ka marrë LDK dhe strukturat e saj, shkruan Fol Drejt.
Në postimin e tij, Hyseni, duke u pajtuar me kritikat e Abdixhikut ndaj qeverisë Kurti, ka thënë se si ka mundësi që Abdixhiku, Abdixhiku ia numëron gjitha atë mal dështimesh Kurtit, dhe në të njehtën kohë deklarohet kundër rrëzimit të kësaj qeverie, si qëndrim poltik partiak! Diçka këtu nuk shkon! – është shprehur Hyseni.
“Largo këtu 3-4 vetë pë të cilët kam respekt, heshtja e pjesës më të madhe të Kryesisë së LDK-së, ndaj kësaj poltike sa manipulative e po aq kalkulante instaluar nga Abdixhiku në këtë parti, ështe tregues i qartë që, tashmë, bërthama e VV-së brenda LDK-së është diktuese e politikave “opozitare”. Ka kohë që, përmes figurave si Vjosa Osmani, Lumir Abdixhiku dhe 4-5 antarë tjerë në Kryesinë e LDK-së, Albin Kurti dikton politikat dhe qëndrimet e LDK, Vota për zgjedhjen Vjosa Osmanit presidente dhe përkrahja e pakusht e qverisë Kurti në misionin e tij shkatërrimit të çdo gjeje të ndërtuar deri më tani, LDK-në, e ka kthye në një formacion politik hybrid, që të mos them, patericë të VV-së.” – ka shtuar Hyseni.
Tutje ai ka përfunduar se nëse Abdixhiku do të donte të dëshmonte të kundërtën, ai duhet të deklarohet se do të përdoret çdo mjet për ta larguar këtë formacion politik nga qeverisja./FolDrejt/