Komuna e Gjilanit në njoftimin e saj për agjendën e zhvillimeve brenda zonës urbane, ka bërë të ditur se sot Kryetari i Komunës ka ndjekë nga afër punën e realizimit të disa projekteve në fushën e infrastrukturës.
Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, inspekton në terren projektet infrastrukturore transmeton Fol Drejt.
“Sot, Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, po i vazhdon vizitat në terren për ta parë nga afër realizimin e disa projekteve infrastrukturore.
Kreu i Gjilanit ka vizituar punimet tek çerdhja “Ardhmëria 2”, sikurse edhe disa projekte të tjera të cilat po realizohen.
“Punimet tek çerdhja “Ardhmëria 2”, sanimi i gropave dhe asfaltimi i rrugës në lagjen “Dardania”, janë vetëm disa nga punimet në të cilat po angazhohen ekipet tona”, ka deklaruar kryetari i Komunës, Alban Hyseni.”