Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka reaguar pas ndalimit nga autoritetet serbe në pikën kufitare të Dheut të Bardhë.
Hyseni ka bërë me dije se pas mbi 2 orë pritjeje, ata u lejuan që ta vazhdojnë rrugën, mirëpo nuk u dha asnjë arsye se përse u ndaluan në atë pikë kufitare.
“Rrugës për Bujanoc, në ngushëllime për humbjen e vëllaut tek kolegu im, Kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi, bashkë me deputetin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Luan Aliu dhe Kryesuesin e Kuvendit Komunal të Gjilanit, Arianit Sadiku, u ndaluam nga autoritetet serbe në pikën kufitare të Dheut të Bardhë.
Pas më shumë se 2 orë pritje, na u lejua të vazhdojmë udhëtimin tonë, pa na u dhënë asnjë arsye se pse jemi ndalur në këtë pikë kufitare.”, ka shkruar Hyseni në facebook.
“Ata të diskriminojnë e të ndalin në kufinjë pa arsye, duke përdorur figura politike e qytetarë për tensionimin edhe më tej të situatës së brishtë që gjendemi tani.”, ka shtuar tutje./FolDrejt/