Me 10 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Bahri Hyseni është zgjedhur si Kryesues i Këshillit Prokurorial të Kosovës.
Hyseni parashihet të drejtojë Këshillin Prokurorial për tri vitet e ardhshme.
Bahri Hyseni para këtij kandidimi ishte deputet në Kuvendin e Kosovës si dhe Kryetar i komunës së Shtërpcës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës.