Hysni Gucati, ish kreu i Organizatës së Veteranëve të Luftës, nuk është në gjendje të mirë shëndetësore.
Kështu të paktën ka bërë të ditur vet avokati mbrojtës i Gucatit, i cili tha se kjo është edhe arsyeja se pse ai është larguar nga seanca e sotme gjyqësore.
“Në fillim të seancës sot, më është vënë në vëmendje gjendja e tij. Ai nuk është në gjendje të mirë shëndetësore. Ai ka marrë ilaçe kundër dhimbjeve mbrëmë, e ka një takim me mjekun në orën 18:00 sot”./FolDrejt/