Muhamed B. Sytari të premten e fundit ka mbajtur hudben në “xhaminë e zemrës”. Bëhet fjalë për xhamia e Tophanës, e cila pas kësaj xhumaje, është mbyllur zyrtarisht, shkruan Fol Drejt.
Një ndër lagjet më të vjetra të Shkodrës, e njohur për xhamitë e vjetra, ndër to, siç shpjegoi myftiu Sytari më e vjetra daton nga viti i largët 1617.
Myftinia e Shkodrës paralajmëroi para ditës së xhumasë, se pas mbylljes zyrtare të xhamisë së vjetër, do t’iu lihet vend punimeve të së resë.
Me këtë rast, Myftiu Sytari ka përmendur me radhë shumë personalitete, disa prej tyre kontribuues në mirëmbajtjen e xhamisë.
Kjo është ligjërata e tij e plotë: