Një 73-vjeçare nga Lezha, e cila ishte denoncuar e zhdukur nga djali i saj ditën e sotme, është gjetur e vdekur.
Policia bën me dije se rreth orës 20:25, në Ishull Shëngjin, në kanalin e Hidrovorit, është gjetur pa shenja jete shtetasja L.R. 73 vjeçe, banuese në Ishull Shëngjin.
Trupi i saj është dërguar në morgun e Spitalit Rajonal Lezhë për ekzaminime të mëtejshme mjeko ligjore, ku nga këqyrja paraprake, nuk janë konstatuar shenja dhune.
Për këtë shtetase, ditën e sotme, është paraqitur në Komisariatin e Policisë Lezhë shtetasi D.C. ( djali i saj) për të bërë kallëzim për largimin nga banesa dhe humbjen e kontakteve me të.
Grupi hetimor vazhdon hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./abcnews.al/