Një i burgosur është arratisur nga burgu i Smrekonicës mbrëmë rreth orës 00:40, njofton policia.
Njësitë policore tashmë janë në kërkim të tij, ndërsa për detaje tjera nuk dihet.
“Smrekonicë, Vushtrri 07.03.2022 – 00:40. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar që ka qenë duke e vuajtur dënimin është arratisur nga Qendra Korrektuese e burgut në Smrekonicë. Njësitë policore janë në kërkim të të dyshuarit”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë, përcjell FolDrejt.