Është pensionuar hoxha Mazllam Mazllami nga Prizreni.
Ai shkollën e mesme e kreu në Medresen El-Furkan, të Damaskut gjatë viteve 1975-1980, ndërsa nga viti 1980-1985 studioi në Universitetin e Ez’herit në Kajro, Fakultetin Usulud-din. Në vitin 1987 u punësua në Radio Kajro si ligjërues fetar, në emisionin e transmetuar në gj. Shqipe, ku e vazhdoi punën deri në fund të vitit 1989.
Në ditën e pensionimit të tij ai u shfaq i buzëqeshur e me plis në kokë. Po atë ditë atij iu bë dhuratë edhe një veturë me rastin e pensionimit të tij, transmeton Fol Drejt.