Policia e Kosovës në raportin e saj 24 orësh, ka informuar mbi ndodhjen e një rasti të shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm dhe armëmbajtjes pa leje në Mitrovicën e Jugut rreth orës 03:01.
Një person në gjendje të dehur ka shtënë në një lokal me armë zjarri në drejtim të dyshemesë, duke shkaktuar kështu panik te njerëzit prezentë.
Nuk raportohet për lëndime në njerëz. Njësitë policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe sekuestruar: tri gëzoja, një fishek dhe tri predha të fishekëve të armës së zjarrit, ndërsa nga i dyshuari është sekuestruar një pistoletë .
Në konsultim me prokurorin, pasi iu nënshtrua procedurave të parapara i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt./FolDrejt/