Një person ka përfunduar në pranga të policisë, meqë i njëjti, nën ndikimin e alkoolit ka penguar e kanosur policët.
Rasti ka ndodhur në Pejë, mbrëmë, rreth orës 23:55, transmeton Fol Drejt.
Siç thotë raporti 24-orësh, i dyshuari mashkull kosovar ka shkuar në Stacion Policor në Pejë, fillimisht i ka penguar zyrtarët policorë në kryerjen e detyrës zyrtare e pastaj edhe i ka kanosur tre viktima meshkuj kosovarë zyrtarë policorë.
Tutje bëhet me dije se i dyshuari ka qenë në ndikim të alkoolit me 1.37 promila. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./FolDrejt/