Në Gjakovë është raportuar një rast i cilësuar si “Dhunë në familje”.
Rastin në polici e ka paraqitur një grua shtetase e Gjermanisë, ku siç ka raportuar, i dyshuari kosovar ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj. I dyshuari ka ikur, kurse ankuesja ka pranuar trajtim mjekësor.
“Viktima femër shtetase e Gjermanisë ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar në gjendje të dehur ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj. Viktima për shkak të lëndimeve ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë, transmeton Fol Drejt.