Në Pejë është raportuar një rast i cilësuar si “Kanosje ndaj personit zyrtar”.
Aty dyshohet se një person i dehur ka fyer dhe kanosur dy zyrtarët policorë të cilit ishin në orarin e punës.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në gjendje të dehur ka fyer dhe kanosur dy zyrtarë policorë, gjatë kryerjes së detyrës. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, transmeton Fol Drejt.