Në rrugën Brigada 123 në komunën e Suharekës është raportuar se ka ndodhur një rast i kanosjes.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në gjendje të dehur ka kanosur dy viktimat meshkuj kosovarë. Nga i dyshuari është konfiskuar një kaçavidë dhe një sëpatë e vogël. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet nga policia, transmeton Fol Drejt.