Një avokat amerikan është turpëruar gjatë një seance online të gjykatës. Rod Ponton nga Teksasi i ShBA-së u dëgjua duke bërë panik pasi maska e maces e mori vëmendjen e gjykatësit Roy Ferguson. Gjatë video-lidhjes sytë dhe goja e maces lëviznin gjatë kohës kur avokati fliste dhe kjo e bëri situatën edhe më qesharake.
“Mendoj se është një filtër, nuk di si ta largoj. E kam asistenten këtu, po përpiqet ta largojë”, tha avokati Ponton.
Duke bërë panik nga drama e papritur dhe nga pamundësia për ta larguar filterin, avokati vazhdoi: “Jam i përgatitur për të vazhduar me të. Jam këtu drejtpërdrejt, nuk jam mace.”
Në anën tjetër, avokati Ferguson e siguroi avokatin Ponton që nuk e ka ngatërruar me një mace dhe filloi t’i jepte këshilla për ta larguar filterin.
Gjykatësi më pas bëri pak shaka me këtë incident duke shkruar: “Këshillë e rëndësishme për aplikacionin Zoom: Nëse një fëmijë e ka përdorur kompjuterin tuaj, para se të bëheni pjesë e një seance virtuale, kontrollojini opsionet e videos në Zoom për t’u siguruar që filterët janë të fikur. Kjo mace sapo bëri një njoftim formal për një rast.”