Një vjedhje e rëndë ka ndodhur dje në Fushë Kosovë. Një person ka raportuar se disa të dyshuar i kanë depërtuar me dhunë në banesë, duke ia vjedhur një pistoletë, shkruan Fol Drejt.
“Fushë Kosovë 21.07.2023 – 10:45. Ankuesi m/k ka informuar se persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në banesën e tij dhe nga aty kanë vjedhur një pistoletë për të cilën ankuesi posedonte leje” – shkruan në raport.
Sipas policisë rasti është duke u hetuar./FolDrejt/