I dërguari i posaçëm nga Mbretëria e Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach do të qëndrojë sot për vizitë zyrtare në Kosovë.
Peach, krahas takimit me kryeministrin e vendit, Albin Kurti, do ta zhvillojë edhe një takim me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
Ky takim, siç njofton presidenca, pritet të zhvillohet në orën 15:00, ndërkaq mediat do të lejohen vetëm në fillim të takimit, për të marrë pamje./FolDrejt/