Parlamenti i Libanit ka falënderuar Türkiyen për ndihmën që ka dhënë për vendin me 90 tonë ilaçe dhe produkte mjekësore.
Kryetari i Komisionit Shëndetësor në Parlamentin e Libanit, Bilal Abdullah, nga llogaria e tij twitter ka falënderuar për ndihmat mjekësore që Türkiye i ka dorëzuar dje Ministrisë libaneze të Shëndetësisë, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Abdullah ka theksuar se falënderojnë shtetin turk për dhurimin që ka bërë duke siguruar 90 tonë ilaçe dhe produkte mjekësore për të sëmurët në vendin e tyre dhe ka bërë të ditur se ndihma në fjalë e dhuruar është një kontribut i rëndësishëm i siguruar nga Türkiye për garantimin shëndetësor dhe të ilaçeve për popullin e Libanit, i cili ndodhet në një nivel të rrezikshëm për shkak të krizës ekonomike.
Kujtojmë se 90 tonë ilaçe dhe produkte mjekësore të dërguara nga Türkiye iu dorëzuan zyrtarëve të shëndetësisë së Libanit me një ceremoni të mbajtur dje./FolDrejt/