Opozitari rus, 44-vjeçari Aleksej Navalny zyrtarisht është shfaqur për herë të parë pas përfundimit të grevës së urisë. Ai u shfaq përmes një vide lidhje në një seancë gjyqësore.
Lideri i opozitës, i cili duket se ka humbur shumë peshë, ishte arrestuar në fillim të këtij viti dhe po vuan dënim me burg prej dy vjet e gjysmë 100 kilometra larg Moskës.
Ai akuzohet për shpifje ndaj një veterani 94-vjeçar të Luftës së Dytë Botërore, të cilin ai dyshohet se e quajti “i korruptuar”, “njeri pa ndërgjegje” dhe “tradhtar”.
Navalny hodhi poshtë akuzat dhe i përshkroi ato si një përpjekje për ta përçmuar atë.
Alexei Navalny, aktivist dhe kritik i zëshëm i presidentit Vladimir Putin, hyri në grevë urie në 31 mars për të protestuar ndaj refuzimit të autoriteteve të burgut për të lejuar mjekët e tij të vizitojnë pasi ai pësoi dhimbje të forta shpine dhe mpirje në këmbë.
Më 24 prill, ai njoftoi se do të fillonte ta ndërpriste grevën pasi do të duhet të merrte trajtim mjekësor.