Është zbuluar se ushtria izraelite ka djegur të gjallë dhe ka varrosur 20 ushtarë egjiptianë në luftën e vitit 1967.
Ngjarjen e ka zbuluar nga llogaria e tij në Twitter gazetari dhe shkrimtari izraelit, Yossi Melman, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Melman, shkrimtari i gazetës “Yediot Ahronot” ka theksuar se ushtria izraelite gjatë luftës së vitit 1967 dogji të gjallë 20 ushtarë egjiptianë dhe i varrosi në varre masive në qytetin Latrun në perëndim të Kudsit.
Qeveria izraelite prej shumë vitesh ka vendosur censurë të rëndë lidhur me ngjarjen, njoftoi Melman duke bërë të ditur se e vërteta ka dalë me heqjen e censurës pas 55 vitesh./FolDrejt/