Kosova e cila gëzon një marrëdhënie speciale me superfuqinë botërore, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pavarësisht se ka trupa amerikane në vend në kuadër të KFOR-it në bazën amerikane Bondsteel, e ka drejtuar edhe një kërkesë në Uashington.
Kosovarët dhe lidershipi i tyre duan që në të ketë edhe një bazë të përhershme të ShBA-së, si pjesë e një marrëveshjeje, Prishtinë -Uashington.
Deri më tani, s’ka pasur ndonjë përgjigje.
Por, tash që po zhvillohen luftime në Ukrainë, agresiviteti i Rusisë po e shqetëson edhe shtetin baltik, Letoninë, e cila i ka kërkuar ShBA-së që të vendos trupa të përhershme në territorin e saj.
Sekretari amerikan, Anthony Blinken, ka qëndruar të hënën në Letoni. Kërkesën ia ka bërë ministri i Jashtëm i Letonisë, Edgars Rinkevics
“Duke i parë zhvillimet e fundit do të ishim të gëzuar për një prani të përhershme ushtarake të forcave në Letoni”, ka thënë Rinkevics gjatë konferencë me Blinken.