Një shtetas shqiptar i kërkuar në Itali u arrestua në Spanjë si autor i dyshuar i të paktën 23 vjedhjeve të banesave në provincat e Milanos dhe Lodit.
Ngjarja u raportua nga agjencia Efe duke cituar një deklaratë të policisë.
Njoftimi për shtyp:
“Burri u ndalua në një stacion autobusi në qytetin katalanas. Vjedhjet për të cilat ai po hetohet janë kryer në fund të vitit të kaluar. Hetuesit besojnë se i dyshuari ishte pjesë e një bande kriminale, e aftë për të grumbulluar para, bizhuteri dhe veshje luksoze. I burgosuri është në dispozicion të autoritetit gjyqësor, i cili do të vendosë nëse do të autorizojë ekstradimin e tij drejt Italisë.”/abcnews.al/