Në Gjilan është raportuar një rast i dhunës në familje, ku viktima femër e ka raportuar rastin.
“Viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuar mashkull kosovar duke mos respektuar urdhrin mbrojtës lëshuar nga Gjykata, ka përdorë dhunë psiqike dhe fizike ndaj saj. .Viktima nuk ka pranuar tretmanin mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet nga policia, transmeton Fol Drejt.