Në Gjilan është arrestuar një person pasi dyshohet se ka rrahur prindërit dhe motrën e tij, si dhe ka thyer disa pjata në shtëpinë e tij.
Familjarët kanë raportuar se ai është përdorues i drogës dhe dhunën në familje e ka përsëritur disa herë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka fyer dhe iu ka vërsulur për ti sulmuar baban, nënën dhe motrën e tij, po ashtu i dyshuari ka thyer disa pjata. Sipas familjarëve i dyshuari është përdorues i substancave narkotike dhe përsëritës i dhunës në familje. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, transmeton Fol Drejt.