Rasti është cilësuar pengim i personit zyrtar gjatë detyrës, shkruan Fol Drejt.
“Rr. Isa Boletini, Prishtinë 08.08.2022 – 22:00. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar i cili ka qenë me veturë, nuk ka ndaluar në një pikë kontrollit të policisë, por duke rrezikuar zyrtarët policorë dhe pjesëmarrësit tjerë në trafik është larguar me shpejtësi” – thuhet në raport.
Bëhet e ditur se me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt./FolDrejt/