Një terapist duarsh në Spitalin e Nju Jorkut për Kirurgjinë Speciale, i cili u pyet, tha se nuk kishte prova shkencore që sugjeronin se fërkimi i gishtave shkakton artrit.
Megjithatë, nëse ky bëhet një zakon afatgjatë, me kalimin e kohës mund të ndikojë në funksionimin e duhur të kyçeve dhe të zvogëlojë forcën e duarve tuaja.
Por çfarë ndodh me kyçet tuaja kur fërkoni gishtat?
Ligamentet janë ato që lidhin kockat së bashku dhe rreth tyre ka një kapsulë që i rrethon ato. Brenda kapsulës ka një lubrifikant natyral i cili quhet lëng sinovial dhe ndihmon në lëvizjen e qetë të kyçeve. Kur bëni lëvizjen për të fërkuar nyjet, kapsula me presion bëhet më e sheshtë dhe gazrat e ndryshëm (dioksidi i karbonit, oksigjeni dhe azoti) që ndodhen brenda lëngut sinovial çlirohen në hapësirën e kapsulës. Gazrat lëvizin me aq shumë presion, sa që lëshojnë këtë tingull kërcitës.
Duhen rreth 30 minuta që dioksidi i karbonit, oksigjeni dhe azoti të kthehen në lëngun sinovial dhe të treten në të. Kjo është arsyeja pse duhet të prisni pak derisa të fërkoni sërish gishtat dhe të dëgjohet sërish një zë.
Pse ndjeni kënaqësi duke fërkuar gishtat?
Kjo kërcitje ju kënaq sepse shtrin nyjet dhe stimulon mbaresat nervore të vendosura në atë pikë.