I ftohti siberian ka pushtuar gadishullin ballkanik, ku temperaturat kanë arritur deri në -15 gradë celsiuz në vende malore, kurse reshje të shumta bore ka pasur në veri të Shqipërisë, kryesisht në zonat malore, por edhe në juglindje, ku Korça është mbuluar nga bora.
Dëborë ka pasur edhe në Tiranë. Dajti është zbardhur i tëri, ndërsa në qytet ka rënë shumë pak dëborë rreth orës 07:30.
I ftohti pritet të mbajë deri të hënën, ku në javën e ardhshme sinoptikanët parashikojnë ngritje të ndjeshme të temperaturave./Foldrejt.com