Trupat e katër personave, përfshirë një foshnjë, u gjetën të mërkurën në një distancë prej disa metrash nga kufiri i SHBA-Kanada, sipas një njoftimi të policisë kanadeze. Sipas autoriteteve, ata kanë humbur jetën nga hipotermia.
Foshnja dhe dy të rritur u gjetën të vdekur vetëm 12 metra larg kufirit me SHBA-në dhe 10 kilometra në lindje të Emerson në Manitoba. Trupi i një tjetër adoleshenti, gjetur më pas, raporton abcnews.al
Të mërkurën në mëngjes, rojet kufitare amerikane panë një grup njerëzish që po kalonin kufirin. Njëri mbante sende për fëmijë, por mes tyre nuk kishte asnjë fëmijë. Më pas nisën hetimet në të dy anët e kufirit. Pas katër orësh dhe ndërkohë që në zonë mbizotëronin kushte shumë të vështira atmosferike, trupat u gjetën.
Kombësia e viktimave nuk dihet ende, ndërkohë policia po punon për identifikimin e tyre./abcnews.al