Nëpërmjet një komunikate për media, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot në kufirin Shqipëri – Kosovë, është arrestuar një person, i cili ka provuar ta kalojë kufirin pa certifikatë të vaksinës anti-Covid, duke i ofruar ryshfet zyrtarit policor, transmeton Fol Drejt.
Sipas komunikatës, personi në fjalë i ka futur 30 euro në dokumentet personale, me qëllim që policia ta kalojë pa dokumentet, të cilat ai ka qenë i obliguar t’i ketë me këtë rast.
Kjo është komunikata e plotë:
Sot me datë 09.12.2021, në ora 11:55, për ta kaluar kufirin nga Republika e Shqipërisë për në Republikën e Kosovës, në hyrje ka ardhur automjeti Audi A4, ngjyrë e zezë, të cilin e drejtonte shtetasi i shqiptar me iniciale (A.B.) viti i lindjes 1996.
Pasi që shoferi i automjetit ka prezantuar dokumentat personale tek zyrtari policor kufitar, i njëjti në dokumentat e tij kishte vendosur edhe një shumë të parave prej tridhjetë (30)euro, dhe në pyetjen e zyrtarit policor se perse i ka vendosur këto para aty, personi është pergjigjur se nuk e ka bërë vaksinën dhe testin anti-covid të cilat kerkohen, prandaj me qellim për te kaluar kufirin i ka dhënë këto para.
Lidhur me këtë rast nga Policia menjëher është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që të inicohet rasti për “dhënie të ryshfetit, ndërsa personi i dyshuar të inervistohet dhe të dergohet në qendrën e ndalimit për procedura të mëtejme ligjore.
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe autorizimeve në mënyrë profesionale, luftimin e krimit dhe korrupsionit dhe nuk do të toleroj shkeljen e ligjit dhe proceduarve të parapara, ku masa aktive po ndermerren dhe do të ndermeren edhe në funksion të parandalimit të pandemisë dhe ruajtjes së shendetit publik në përgjithësi./FolDrejt/