Një vjedhje e rëndë ka ndodhur në Merdarë të Podujevës. Një grua ka raportuar në polici se dikush i ka vjedhur stoli prej ari si dhe para të gatshme, transmeton Fol Drejt.
Hajdutët, sipas viktimës, i kanë depërtuar në shtëpi me forcë dhe e kanë kryer aktin e vjedhjes.
“Fsh. Merdarë, Podujevë 05.12.2021- 15:30. Viktima femër kosovare ka raportuar se persona të panjohur, kishin depërtuar brenda në shtëpinë e saj dhe kishin vjedhur stoli ari si dhe para të gatshme” – thuhet ndër të tjera në raport.
Në raport nuk epen detaje të tjera, përveç asaj se rasti është duke u hetuar./FolDrejt/