Rasti ka ndodhur në fshatin Rugovë të Gjakovës.
Sipas raportit të PK-së, viktima është ankuar se të dyshuarit i janë futur në shtëpi nëpërmjet një dritareje, transmeton Fol Drejt.
“Fsh. Rogovë, Gjakovë 26.01.2022 – 23:40. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se të dyshuar deri më tani të panjohur, përmes një dritareje kishin hyr në shtëpinë e tij. Të dyshuarit kishin vjedhur para dhe stoli ari. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes” – thuhet ndër të tjera në raport.
Bëhet e ditur se në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet./FolDrejt/