Një rast i cilësuar si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” ka ndodhur në Prishtinë.
Femra kosovare ka raportuar rastin se në dhomën e saj ka depërtuar një predhë e cila ka shkaktuar dëme materiale, njofton policia.
“Ankuesja femër kosovare ka informuar se një predhë e armës së zjarrit ka dëmtuar xhamin e dritares dhe perden e dhomës. Predha është konfiskuar dhe rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë, transmeton Fol Drejt.