Një rast i armëmbajtjes pa leje është raportuar të ketë ndodhur në aeroportin “Adem Jashari”, transmeton Fol Drejt.
Rasti ka ndodhur mbrëmë, rreth orës 20:05.
Sipas raportit 24 orësh, bëhet e ditur se zyrtarët policorë gjatë kontrollit të valixheve të të dyshuarit mashkull kosovar kanë gjetur dhe sekuestruar dy elektroshokë.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që i dyshuari të lirohet në procedurë të rregullt, rasti vazhdon të hetohet./FolDrejt/