Një person ka përfunduar në klinikën neuropsikiatrike pasi që të njëjtit i janë gjetur substaca narkotike të llojit të marihuanës.
Rasti ka ndodhur mbrëmë, rreth orës 19:53, në Prishtinë, transmeton Fol Drejt.
Sipas raportit 24-orësh të policisë, paraprakisht njësia policore ka pranuar informatë për dhunë në familje dhe gjatë kontrollit është gjetur dhe konfiskuar marihuanë.
Tutje thuhet se i dyshuari është dërguar për trajtim mjekësor në klinikën neuropsikiatrike dhe se ndaj tij është inicuar rasti për dhunë në familje./FolDrejt/