Koreja e Veriut organizoi një festë të madhe për ditëlindjen e 80-të e babait të ndjerë të Kim Jong-ut, shkruan FolDrejt.com.
Por këtë vit nuk pati shfaqje raketash apo shfaqje të fuqisë ushtarake.
Ceremonia u nis me fishekzjarre dhe një koncert muzikor në qytetin alpin të Samjiyon, pranë kufirit kinez, vend ky ku temperaturat arritën -20C këtë mëngjes.
Që kur Jong-il vdiq nga një atak në zemër në vitin 2011, ditëlindjet e tij janë bërë një nga festat më të rëndësishme në kalendarin e Koresë.
Sipas KCNA, diktatori 38-vjeçar ka filluar një projekt të madh zhvillimi në Samjiyon, i cili me sa duket mishëron ‘vullnetin e hekurt’ të Kim-it për të arritur prosperitet.
/FolDrejt.com