Reshjet e mëdha të shiut kanë shkaktuar përmbytje të mëdha në Hong Kong dhe në këtë qytet me popullsi të dendur, rrugët, qendrat tregtare dhe stacionet e metrosë janë nën ujë.
Rajoni i posaçëm administrativ i Kinës regjistroi të enjten sasinë më të madhe të reshjeve në një periudhë prej një ore në 140 vitet e fundit që kur janë bërë matjet, raporton Reuters, përcjell Fol Drejt.
Observatori i Hong Kongut raportoi 158 milimetra reshje shiu midis orës 23:00 dhe mesnatës të së enjtes me orën lokale./FolDrejt/