Sipas kreut të administratës ushtarake të rajonit, shumë vendbanime pranë vijës së frontit në Donetsk janë vënë nën zjarr në 24 orët e fundit, ndërsa forcat ruse përpiqen të thyejnë mbrojtjen e Ukrainës.
“Nuk ka asnjë vendbanim të vetëm në rajonin e Donetskut që të mos jetë granatuar”, ka thënë Pavlo Kyrylenko në televizionin ukrainas. “I gjithë territori është nën zjarr. Armiku po shkatërron infrastrukturën civile.”
Ai ka shtuar se fronti po i afrohet qytetit Bakhmut-it, ku ka pasur zjarr sistematik artilerie dhe sulme ajrore të hënën.
Bakhmut është objektiv kyç i forcave ruse si një portë për në pjesën e mbetur të rajonit ende në duart e Ukrainës. Forcat ruse vlerësohet të jenë rreth 6 kilometra (3.7 milje) në juglindje të qytetit, shkruan CNN./21Media