Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Ai dje ka thënë se nuk ka simptoma të rënda dhe se po vazhdon punën online.
Rama ka njoftuar se sot ka zhvilluar takim në “Zoom” me drejtoreshën e Manifestës, Hedwig Fijen dhe stafin e saj.
“Është në interesin tonë të përbashkët që të përgatitemi sa më mirë për Bienalen Nomade Evropiane, Manifesta këtë vit, ku për 100 ditë rresht do të organizohen ngjarje kulturore, performanca e punëtori të ndryshme, me qëllim të vetëdijesimit dhe fuqizimit të qytetarëve për të rimarrë hapësirat publike nëpërmjet artit dhe arkitekturës”, ka shkruar Rama në llogarinë e vet në “Facebook”.