Prej kohës kur ka arritur në Berlin, ambasadori amerikan Richard Grenell ka ndërhyrë në politikat e brendshme gjermane dhe shpesh ka hasur në debate të ashpra. Prej atëherë ai është i izoluar politikisht në kryeqytetin gjerman, shkruan “Der Spiegel” duke kujtuar deklaratat e tij anti-emigracion dhe kundër refugjatëve në BE.
“Në Berlin ai është i izoluar. Personalitetet e pushtetshme shmangin takimin me të. Dyert i ka të mbyllura që nga politikanët e majtë, të djathtë dhe deri te ata të popullistëve të AfD,” përcjell foldrejt.com.
Grenell shihet si i pari mes ambasadorëve amerikanë në Europë. Ai në mes të dhjetorit komentoi protestat e jelekverdhëve në Francë dhe më pas pranoi në takim presidentin e Kosovës Hashim Thaçi në Berlin.
Media gjermane nuk jep informacion se për çfarë mund të kenë biseduar Thaçi dhe Grenell./Foldrejt.com