Me lot në sy është dhënë lamtumira e fundit shtatëvjeçarit nga Lipjani, i cili u vra ditë më parë nga një grua 75 vjeçare në Zvicër.
Ilias Mahmuti, ishte duke shkuar në shtëpi pasi përfundoi mësimin, kur edhe u pre në fyt dhe në kokë nga gruaja e moshuar, për të cilën po dyshohet se ishte me probleme mendore dhe se kishte 100 mijë franga borxhe, shkruan foldrejt.com.
Shtatëvjeçari i cili jetonte me familjen në Bazel të Zvicrës, u varros në varrezat e Gjilanit, në qytetin e nënës së tij.
Policia në Zvicër është duke e hetuar rastin tragjik.
