Qindra-mijëra iranianë në ditën e tretë të zizë kombëtare i kanë dhënë lamtumirën e fundit ish gjeneralit të tyre të Forcave Kuds, Kasem Sulejmanit, i njohur ndryshe si arkitekti i shtrirjes së ndikimit iranian në rajon.
Mediat qeveritare iraniane kanë shkruajtur se “disa milionë banorë” morrën pjesë në namazin e xhenezes të udhëhequr nga Ajetollah Khomeini, i cili përherë të parë ka qenë emocional në publik, informon foldrejt.com.
Mes të pranishmëve në faljen e namazit ka qenë i ftuar edhe shefi i Hamasit, Ismail Hanije, duke e quajtur Kasem Sulejmanin si “martir të Jeruzalemit”.
Shefi i ardhëm i Forcave të Kudsit në Iran, Esmail Qaani, premtoi se me të njëjtën forcë do ndiqet rruga e dëshmorit Sulejman… dhe “i vetmi kopensim për ne është largimi i SHBA-së nga rajoni.”
Si për të mos vonuar mbështetja e qeverisë irakene për Iranin, parlamenti në Bagdad votoi për largimin e trupave amerikane në vend – një hap që solli reagimin e ashpër të Donald Trump se kjo do sillte sankcione ekonomike për Irakun./Foldrejt.com