Rasti ka ndodhur në Fushë Kosovë, në rrugën “Nënë Tereza”, transmeton Fol Drejt.
Këto janë detajet nga raporti:
“Rr. Nënë Tereza, Fushë Kosovë 08.12.2021-10:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që fillimisht ishte ndaluar nga viktima mashkull kosovar i cili i kishte vërejtur dy të dyshuar duke dalur nga oborri i shtëpisë të cilët kishin vjedhur një gjenerator dhe një kasetë elektrike. Gjësendet e vjedhura janë kthyer te pronari. I dyshuari i dytë ka arritur që të ikë nga vendi i ngjarjes.”
Bëhet e ditur se në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje./FolDrejt/