Një nga gabimet më të zakonshme kur gatuani është kripa e tepërt që hidhni në ushqim. Lajmi i mirë është se ekziston një mënyrë për të rregulluar situatën. Mjafton të shtoni disa copa patate në ushqim, pasi ato do të thithin kripën e tepërt.
Nëse bëhet fjalë për supë apo ushqim tjetër, shtoni pak ujë ose lëng mishi për të zvogëluar sasinë e kripës. Por dhe përbërësit e ushqimit luajnë gjithashtu një rol të rëndësishëm.
Nëse pjata juaj përbëhet nga salcë domatesh, shtimi i domateve të freskëta do të zvogëlojë ndjeshëm sasinë e kripës.