Gazetari sportiv, Fabrizio Romano ka thënë se objektivi i Chelseat, Wilfried Zaha, do të largohet nga Crystal Palace në fund të sezonit, raporton Goal.com. përcjell Fol Drejt.
Romano shkroi: “Crystal Palace do të përpiqet deri në fund të mbajë Wilfried Zaha-n, por po, më kanë thënë se një transferim i lirë i tij tani është një mundësi serioze dhe zgjidhja më e mundshme. Ai do të lëvizte për një klub të rëndësishëm, por mendoj se asgjë nuk do të zgjidhet para janarit. Kam zbuluar më parë se Roma tregoi interes për të verën e kaluar, por do të shohim a do të ketë interesim edhe në 2023. Sigurisht, të luajë rregullisht do të jetë një prioritet për të dhe për vendimin e tij.” /FolDrejt/