Ndaj ish Prokurores Speciale, Katica Janeva ka ardhur një lehtësim, pasi dënimin tashmë nuk do e vuajë në burgun e Shutkës, por do dërgohet në burgim shtëpiak.
Janeva është në paraburgim prej më 21 gushti, kur dhe u arrestua në shtëpinë e saj në lagjen e Shkupit, Kozle.
Gjykata e Apeli te ka pranuar kërkesën e të akuzuarës Janeva për të shkuar në burgim shtëpiak për shkak të gjendjes shëndetësore. Asaj i është marrë pasaporta dhe e njëjta nuk guxon ta lëshojë shtetin as me letërnjoftim. Janeva gjithashtu e ka të ndaluar të komunikojë me personat e përfshirë në “Reket“.
Drejtori i Burgut, Esad Rahiq, thotë se vendimi i Gjykatës së Apelit është miratuar sot dhe i njëjti nuk ka arritur tek ata, sapo të arrijë ata do ta zbatojnë.