Një viktimë femër është ankuar në polici se ka rënë pre e një tentim grabitjeje.
Rasti ka ndodhur dje, rreth orës 10:46, në Lipjan, transmeton Fol Drejt.
Siç bëhet e ditur në raportin 24 orësh, viktima femër kosovare ka raportuar se një person i maskuar dhe me thikë dyshohet se ka hyrë në shtëpinë e saj për të kryer grabitje.
Tutje bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një thikë e cila dyshohet se i përket të personit të dyshuar, përderisa në lidhje me rastin janë duke u kryer hetime intensive./FolDrejt/