Paulo Dybala është tashmë zyrtarisht një lojtar i Romës.
Sulmuesi argjentinas i është bashkuar klubit kryeqytetas si një transferim me parametra zero pasi i mbaroi kontrata me Juventus.
Për shumë kohë, Inter ishte favorit për të nënshkruar me Dybala, por pamundësia për të larguar sulmues bëri që Dybala mos të vishej zikaltër.
Ylli argjentinas ka një kontratë deri në vitin 2025 me Romën e cila ka edhe një klauzolë lirimi. Jose Mourinho ka qenë faktori kryesor dhe çelsi i këtij transferimi të jashtëzakonshëm./abcnews.al/