26-vjeçari, Maksym Musienko, ishte duke punuar në një dyqan elektronik në qendrën tregtare në Kremenchuk,të hënën kur u godit nga raketat ruse.
Ai ishte duke ndihmuar klientët të blinin kondicionerë për të luftuar vapën e verës. Musienko deklaroi se në lokal ishin brenda në atë moment rreth 100 klientë.
“Ne po punonim. Kishte shumë njerëz në dyqan, por nuk mbaj mend asgjë pas kësaj”, thotë ai.
“Qendra tregtare nuk është një vend rreziku për rusët. Ne menduam se ishim shumë larg kufirit,” thotë Maksym.
Ai ka plagë, tronditje dhe gërvishtje të shumta, shkruan BBC, transmeton KlanKosova.tv.
Gruaja e tij, Viktoria, kishte qëndruar me të në spital. Ata sapo festuan përvjetorin e tyre dhe javën e ardhshme është ditëlindja e saj.
Ajo ishte në shtëpi kur ndodhi shpërthimi dhe u përpoq të telefononte menjëherë burrin e saj, nga frika e më të keqes.
“Ai e mori telefonin dhe tha se ishte në qendër të zjarrit”, thotë ajo.
Fqinjët e Viktorias e ndihmuan atë të shkonte në vendin e qendrës tregtare.
“Gjithçka ishte e zezë dhe më pas fqinjët thanë se ai ishte në spital”, tha Musienko.
Të paktën 18 persona kanë vdekur dhe 59 të tjerë janë lënduar nga sulmi me raketë në Rusi, shkruan BBC, transmeton KlanKosova.tv.